Lajme

Tiranë, grabitet kambisti në rrugën “Mine Peza”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në “Facebook” një denoncim për grabitjen e një kambisti në Tiranë, te kryqëzimi “Mine Peza”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në sy të qindra qytetarëve që po kalonin rrugën.
Pre e grabitjes ka mbetur një kambist, i cili është goditur me sende të forta, rreth 100 m larg Komisariatit nr. 3 të Tiranës.
Mësohet se autorët, që lëviznin me një motor, i kanë marrë me forcë një çantë me para nga dora kambistit. Menjëherë pas ngjarjes ata janë larguar me shpejtësi me motor.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve të grabitjes. Aktualisht nuk dihet shuma e lekëve që i është grabitur kambistit.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1186851741475731?__xts__[0]=68.ARBr2TMAtgNHhY4O6McPjcaq2u7zsD0EhAVIwAADA0C8SWGFj6XxLxiwREDJATN-c9uVM-Vz5v_ObAGRkrpGNU_jjv8rZpvaTNsEThz27XWYChP0k2tFVb8UHnjngVjYmxDAlNhLZyfuDPswVsBw4uN_M2YWUxL3SwEn72BunBUhwZuxQ9yIaUPjE0a6ydkWYJwaaGanPOkJcn_fnXWBNdK-_HCm_exGrpzFtb1vG19XbUhmNDJg911G1NYgsrDX1ZkXW68tDcy1eDIS8lehVQdv4c1V9tmmjoCWmafHobg94YC9E5Q8AGEDFZfjuKwxzBsJTbTl-AtZIRyeKe04rVUihQ&__tn__=-R


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë