Lajme

Aksident në Elbasan, humb jetën i moshuari

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka aksidentuar një këmbësor për vdekje. Bëhet fjalë për shtetasin iniciale A. D, banues në Lagjen “11 Nëntori”, Elbasan.
Ai ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I. K., 80 vjeç banues në Korçë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë duke drejtuar mjetin me targa AA 474 KN. Këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë