Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg pa afat për shoferin Bledar Shqarthi, i cili pak ditë më parë u kap në portin e Durrësit me 4 kg heroinë.
Shqarthi nuk ka pranuar të flasë në gjykatë, duke thënë se shpjegimet do t’i japë në një moment të dytë.
Prokuroria vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Lënda narkotike u gjet e fshehur në një kamion pak ditë më parë në portin e Durrësit dhe dyshohet se kishte si destinacion Italinë.
Heroina është gjetur brenda një çante, të cilën e mbante drejtuesi i kamionit. Mjeti ku u gjet droga ishte i ngarkuar me konfeksione.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje