Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryegjyqtarin e Shkodrës, Arben Zefi.
Ai jo vetëm që nuk justifikonte dot pasurinë, por iu gjetën edhe lidhje me eksponentë të krimit të organizuar.
Po ashtu, ka marrë vlerësime negative edhe sa u përket aftësive profesionale. Por, ndryshe nga të gjithë gjyqtarët, të cilët nuk e kanë kaluar me sukses vettingun, Arben Zefi pak orë përpara vendimit paraqiti dorëheqjen.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pohoi se Zefi nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave për apartamentin, por as edhe të ardhurat e blerjes së automjeteve.
Mes të tjerash sipas KPK-së, kryegjyqtari i Shkodrës nuk ka deklaruar edhe shumën prej 50 mijë euro të marra kredi si dhe nuk ka bërë deklarimin e automjetit të blerë nga bashkëshortja. Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thuhet se gjyqtari Arben Zefi është i përfshirë në korrupsion.
Por, gjithashtu gjyqtari dyshohej i përfshirë edhe në një aferë korruptive gjatë ushtrimit të detyrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje