Lajme

Durrës, përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së dielës pranë tregut të fruta-perimeve në Durrës.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë mbingarkesa në konsumimin e energjisë elektrike në këto ditë të ftohta.
Kabina elektrike ndodhet pranë sektorit të bulmetit në treg.
Ndërhyrja e zjarrfikëseve ka shmangur përhapjen e flakëve në këtë pjesë të tregut. Por, si pasojë është ndërprerë energjia elektrike në zonën përreth.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë