Lajme

Evakuohen me helikopter 15 vetë të bllokuar në Theth e Shalë

Forca Ajrore përmes ekuipazhit të Cougar ka evakuuar 15 persona në fshatrat Theth e Shalë,
Mes tyre janë dhe dy të sëmurë, problematika e të cilëve u konstatua pak minuta përpara nisjes së helikopterit nga Farka.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes 15 personat, përfshirë edhe disa mësues janë dërguar në Shkodër.
Me gjithë përpjekjet e shumta, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur, bën me dije Ministria e Mbrojtjes
Kërkesa për ndërhyrje nga ajri erdhi nga prefekti i Shkodrës.
Mësuesit dhe banorët në emergjencë ishin bllokuar në Dukagjin për shkak të rënies së sasive të mëdha të dëborës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë