Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka qenë i pranishëm sot në 106-vjetorin e Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij, ministri foli për zhvillimin e policisë ndër vite.
“Përgjatë më se një shekulli, Forcat e Rendit dhe të sigurisë publike, të organizuara kryesisht si xhandarmëri në dekadat e para apo si polici më pas, kanë përballuar një ndër detyrat më të ndërlikuara dhe të vështira në shërbim të Shqipërisë”, u shpreh ai.
Ministri i Brendshëm u ndal tek investimet në Polici dhe tha se garancia e qeverisë socialiste është fokusi që do të jetë mbi uniformat blu.
“Në shërbim të këtij qëllimi të madh, qeveria e Shqipërisë, kryeministri Rama dhe unë si ministër i Brendshëm do të vijojmë me konsekuencë mbështetjen e gjithanshme për të siguruar që Policia e Shtetit të mund të dominojë mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin, që Forca e Ligjit të jetë e vetmja forcë, që ushtrohet në vendin tonë dhe që vendi të përmbushë me sukses objektivat në fushën e integrimit. Përpjekjet për integrim do të ndjekin një qasje të dyfishtë: integrim rajonal dhe integrim europian. Në funksion të integrimit rajonal do të përshpejtojmë projektin për krijimin e një zone të lëvizjes së lirë, sipas standardeve ‘Schengen’ mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila shpresojmë të zgjerohet shpejt edhe me vende të tjera të rajonit”, tha ndër të tjera Lleshaj.
Lleshaj foli para drejtuesve të policisë edhe për misionin dhe detyrat që duhet të realizojë ky institucion, por nuk la pa përmendur edhe sulmet që vijnë nga politika.

Gjithashtu foli edhe për grabitjen e Pashalimanit. Ai tha se ka një hetim nga policia ushtarake. “Pashalimani po hetohet nga policia ushtarake. Ngjarja e Durrësit e shëmtuar, por nuk komentoj ngjarje që po hetohen”, tha Lleshaj.
Lleshaj tha se policia përballet me sulmet nga krimi, por nuk ka në plan të përballet me sulmet politike, që sipas tij, do duhet të ishin mbrojtje për punën e uniformave blu.
“Për shkak të natyrës së ndërlikuar të misionit që kryen, jo rrallëherë, Policia e Shtetit është bërë shënjestër e sulmeve të ndryshme. Sigurisht, ajo do të jetë në shënjestër të sulmeve të krimit, për të cilat është e përgatitur dhe e gatshme të përballet dhe të fitojë. Por ka edhe një kategori tjetër sulmesh, kryesisht politike, për të cilat Policia e Shtetit nuk është dhe as nuk ka ndërmend të përgatitet për mbrojtje. Policia duhet të jetë e rreshtuar në front përballë me krimin, ndërsa krahët dhe shpinën e saj duhet dhe do ta mbrojë politika e përgjegjshme, Qeveria, institucionet dhe mbi të gjitha qytetarët, aleatët e saj të përhershëm”, tha Lleshaj.
Pas ceremonisë së 106-vjetorit të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, foli për gazetarët lidhur me ngjarjet e fundit që shqetësojnë vendin.
Lidhur me studentët, Lleshaj tha se ata që protestojnë janë një grup dhe jo studentët.
“Policia s’bën vepër penale, por punon për sigurinë e vendit. Studentët kanë protestuar me të gjitha mënyrat që donin, tani s’flasim për studentët, por një grup të vogël që po bllokojnë universitetin”, shprehet Lleshaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)

Lini një Përgjigje