Lajme

Rama: Nga nesër dy përfaqësues të qeverisë nëpër fakultete

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “Twitter” deklaron se nga nesër përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit do të vendosen pranë sekretariateve të Universiteteve.
Sipas tij, kjo gjë do të bëhet për të asistuar studentët që duan shpjegime lidhur me VKM-në mbi tarifat dhe bursat brenda janarit.
“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të Ministrive të Financave e të Arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit”, shkruan Rama në ‘Twitter”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë