Lajme

Rikthehen shiu e bora, e mërkura dita më e ftohtë

Fillimi i javës në vendin tonë do të kthejë paqëndrueshmërinë e motit. Zona perëndimore do të dominohet nga reshjet e shiut. Ndërsa, në jug do të ketë rrebeshe shiu me shkarkesa elektrike. Ndërkohë, në zonat malore do të rikthehen reshjet e borës në lartësitë 600 metra nga niveli i detit. Temperaturat do të pësojnë rritje. Zonat malore -7/2 gradë, zonat qendrore 3/10 gradë, ndërsa bregdeti 5/11 gradë celsius.
Duke nisur nga dita e martë deri të enjten masa ajri të akullta me origjinë nga veriu i Europës do të godasin vendin, duke sjellë rënie të temperaturave. Dita e mërkurë do të jetë dita më e ftohtë e javës ku temperaturat parashikohen të zbresin në zonat malore -13/1, në zonat e ulëta -5/9 dhe në zonën bregdetare -1/10 gradë celsius.

Për më shumë nga parashikimi i motit, klikoni këtu


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë