Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit.
Rajoni Verior:
Në rajonin verior gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.
Segmentet që janë të kalueshme me zinxhirë ose pjesërisht me zinxhirë janë:
Domaj- Drajë Rec
Qafë Mali- Fierzë
Ura e Cerenecit-Steblevë
Kuben-Vasije
Peshkopi-Qafë Drajë
Peshkopi-Ushtelencë
Qafë Bualli-Krastë Trebisht-Doganë
Në akset e tjera qarkullimi është normal.
Rajoni Qendror:
Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta dhe tani kanë filluar reshje të dobëta. Qarkullimi në akset e këtij rajoni është si më poshtë:
Aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave.
Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.
Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhirë.
Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij.
Në akset e tjera qarkullimi është normal.
Rajoni Jugor:
Në Qarkun Korçë, qarkullimi është normal pa zinxhirë.
Në Qarkun Gjirokastër, qarkullimi normal pa probleme.
Në Qarkun Vlorë, qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhirë.
Për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje