Lajme

Greqi, vritet një shqiptar në burgun e Athinës

Një i burgosur shqiptar është vrarë në burgun e Koridalos në Athinë. Mediat greke raportojnë se krimi ndodhi pas një sherri mes bandave.
Viktima është identifikuar si Albert Bauko dhe sapo ishte transferuar nga burgu i Chania.
Transferimi i tij duket se është pikasur nga anëtarët e një bande rivale, të cilët i kanë bërë pritë, duke e vrarë.
Shqiptari ishte në burg, pasi në nëntor të 2014-s hapi zjarr në një lokal në Pire të Greqisë, veprim ky që la 14 persona të plagosur. Por emri i tij nuk është i panjohur pasi në bashkëpunim me një person tjetër ai mori pjesë në atentatin ndaj avokatit grek, Antonopoulos.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë