Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro merret në pyetje në Prokurorinë e Tiranës pas zbulimit të skandalit që fshihej pas kompanisë që do ndërtonte lotin e parë të “Unazës së Re”, ‘DH Albania’, e cila kishte falsifikuar dokumentet.
Afrim Qendro pritet të japë shpjegime në lidhje me tenderin e lotit të parë, pasi Prokuroria ka nisur një hetim, pasi dyshohet se janë falsifikuar dokumentet e kompanisë fituese.
Ky falsifikim e ka ndihmuar kompaninë Dunwell Haberman, të fitojë lotin prej 18 milionë euro të tenderit për rindërtimin e “Unazës së Re”, duke krijuar imazhin e rremë se kjo është një kompani 20-vjeçare dhe me eksperiencë në projektet e infrastrukturës. E vërteta është se kjo kompani është themeluar më 25 qershor 2018, vetëm dy muaj përpara zhvillimit të tenderit.
Mësohet se një ditë më parë në Prokurorinë e Tiranës u pyetën edhe pesë anëtarët e vlerësimit të ofertave.

Që prej momentit, kur u zbulua se kompania ‘DH Albania’ kishte fituar 30 milionë euro në tender përmes një serie dokumentesh të falsifikuara, kryeministri Edi Rama i mëshoi faktit se bëhej fjalë, sipas tij, thjesht për një mashtrim nga ana e kompanisë. Por pas dennoncimeve të medias dhe opozitës tenderi u anuluan dhe për këtë çështje ka nisur një hetim i prokurorisë.
Pas zbulimit të skandalit të firmës ‘DH Albania’, ARRSH pezulloi ndërtimin në lotin e parë tek “Unaza e Re” dhe ka hapur një tender të ri ku janë paraqitur 6 oferta, kryesisht nga firma shqiptare .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje