Kryeministrja britanike, Theresa May, i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit, duke fituar me 325 vota, ndërsa kundër ishin 306 vota. Deputetët konservatorë ata të DUP-it votuan për ta mbajtur kryeministren në Downing Street, edhe pse 24 orë më parë hodhën poshtë marrëveshjen e saj për daljen nga BE-ja.
Duke reaguar ndaj rezultatit, May u tha deputetëve se do të “vazhdojë të punojë për të përmbushur premtimin solemn ndaj popullit të saj për t’u larguar nga Bashkimi Europian”.
Ajo i ftoi udhëheqësit e të gjitha partive të bashkoheshin me të në rrugën drejt Brexit dhe u bëri thirrje të gjenin një “frymë konstruktive”. “Ne duhet të gjejmë zgjidhje që janë të negociueshme”, shtoi ajo. May gjithashtu përsëriti një premtim për t’u kthyer në parlament të hënën me një plan B.

Udhëheqësi i laboristëve, Jeremy Corbyn e ka quajtur administratën e Theresa May një “qeveri zombi” që “nuk mund të qeverisë” dhe bëri thirrje për zgjedhje të përgjithshme. Ai tha se qeveria “duhet të bëjë gjënë e duhur dhe të japë dorëheqjen” pas refuzimit të marrëveshjes së Brexit.
Dy vjet pasi Britania votoi për t’u larguar nga Bashkimi Europian, ekspertët flasin edhe për një referendum të dytë. Por edhe pse largimi i Britanisë nga unioni, nuk do mbajë dot premtimin për “marrjen e kontrollit”, që pretendohen nga simpatizantët e Brexit, plani B që po hartohet tani, ka të ngjarë t’i kërkojë Londrës të vazhdojë t’i përmbahet të paktën disa rregullave europiane. Dhe kjo të përfshijë disa lloj pagesash ndaj Brukselit.
Udhëheqësit e linjës më të shpër të Brexit në Partinë Konservatore në pushtet, denoncojnë atë që e shohin si një shkëputje jo tërësore nga BE. Nëse kjo ndodh, Britania mund të largohet nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje, gjë që do të prishte çdo gjë, nga zinxhirët e furnizimit ushqimor, tek paqja në Irlandë.
Por Britania mund ta organizojë një referendum të dytë, duke i lejuar votuesve të zgjedhin midis tre opsioneve: kompromisi i negociuar nga qeveria, një shkëputje e ashpër ose qëndrimin në Bashkimin Evropian. Për populistët dhe mbështetësit e tyre, një referendum i dytë është një anatemë.
I pari u cilësua si votimi më i rëndësishëm në një gjeneratë, dhe 72.2 përqind e elektoratit doli në zgjedhje, niveli më i lartë në një proces kombëtar në më shumë se 2 dekada. Përballë këtij mandati, vijon argumenti, se elitat nuk kanë të drejtë t’u tregojnë njerëzve të votojnë sërish në mënyrë që ata të mund të japin përgjigjen “e drejtë”.
Drejtuesit e linjës së ashpër të Brexit, sidomos ish-ministri i Jashtëm Boris Xhonson, kanë dhënë dorëheqjen nga qeveria, në shenjë proteste ndaj kompromiseve në zhvillim, duke thënë se kjo do ta bënte Britaninë një “shtet vasal”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje