Lajme

Ministrat e rinj betohen në Presidencë

Një ditë pasi Kuvendi miratoi dekretet për emërimin e 7 ministrave të rinj dhe zëvendëskryeministrin Erion Braçe, në institucionin e Presidencës u mbajt ceremonia e betimit.
Emrat e rinj të kabinetit qeveritar u betuan para presidentit Ilir Meta.
Në ceremoni vihet re mungesa e kryeministrit Edi Rama, pasi marrëdhënies mes tij dhe Metës nuk janë aspak të qeta, pas mosdekretimit të Gent Cakaj ministër të Jashtëm.
Ndërkohë në postin e ministrit të Jashtëm është propozuar vetë kryeministri Edi Rama, ndërsa ende Meta nuk ka thënë fjalën e tij, pasi nuk ka shkarkuar Ditmir Bushatin.
Ministrat e rinj:
Erion Braçe, zëvendëskryeministër
Besa Shahini, ministre e Arsimit
Anila Denaj, ministrja e Financave
Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
Elva Margariti, ministre e Kulturës
Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Eduard Shalsi, ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Blendi Çuçi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë