Lajme

Kryemadhi thirrje strukturave: Ngrihuni në protesta dhe revolta

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, iu ka bërë thirrje strukturave në qarqe që të bëhen gati për revolucion.
Gjatë fjalës së saj, në Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI, Kryemadhi tha se kjo qeveri dhe ky sistem duhet të rrëzohet.
Sipas saj të largosh këtë kryeministër, do të thotë të krijosh shanse të barabarta për të gjithë shqiptarët.
“Jemi të vendosur më shumë se kurrë për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Jemi të vendosur për të kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Do e vendosim aksionin politik aty ku duhet dhe t’u kthejmë dinjitetin shqiptarëve. Komisionieri Hahn kërkon hapur dhe ka nxjerrë kush është problemi i zvarritjes së dialogut politik dhe i reformave në Shqipëri. Dua të bëj një sqarim sa i përket anëtarëve të Komitetit Drejtues që vijnë nga qarqet e tjera jashtë Tiranës. Detyra juaj është se nuk ka më kohë për të pritur, bëhuni gati për zgjedhje të përgjithshme për zgjedhje lokale, për revolucion, për revolta, për protesta, për koncerte për çfarë të doni ju. Sot nuk ka më asnjë sekondë për të pritur”, tha Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë