Seanca paraprake për Klement Balilin do të zhvillohet më 25 janar, ora 12:00, sipas vendimit të kësaj të premteje, të marrë nga Gjykata për Krimet e Rënda.
Me Kodin e Ri të procedurës penale para se çështja të gjykohet në themel është një gjyq paraprak, ku verifikohen veprimet e prokurorisë nëse janë bërë të gjitha dhe në mënyrë ligjore.
Në seancën paraprake do të jetë pikërisht gjykata që do të shpallë mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes së Klement Balilit për gjykim.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin; trafikimi të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal”, “Refuzim për deklarimin e pasurisë” pranë ILDKPI dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje