Lajme

Prokurori Besnik Muçi kandidon për në SPAK

Besnik Muçi kandidon për anëtar të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Po dje për SPAK dorëzoi aplikimin dhe prokurori Klodian Braho.
Muçi ishte kandidat edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në strukturën e SPAK do të jenë 15 prokurorë, ndërsa afati për dorëzimin e dokumenteve përfundon pas tri javësh.
Besnik Muçi ka kaluar vettingun nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK-së dhe kërkon shkarkimin.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pritet të shqyrtojë ankimimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë