Aplikacioni WhatsApp po kufizon të gjithë anëtarët e saj për të përcjellë një mesazh deri në pesë herë në mënyrë që të kufizojë përhapjen e informacioneve të rreme. Kjo politikë ishte prezantuar nga kompania në rrjetin social Facebook rreth gjashtë muaj më parë.
Në postim tregohej se një sërë informacionesh të rreme ishin përhapur nëpërmjet aplikacionit. Deri tani, përdoruesit mund të dërgonin deri në 20 mesazhe të njëjta. Rregullat e reja të aplikacionit u treguan në një konferencë të kompanisë në Xhakarta, Indonezi.

Në një grup Whats Up-i deri tani mund të regjistroheshin 256 përdorues pra, teorikisht, një përdorues i vetëm tani mund të përcjellë disa mesazhe tek 1,280 individë, ndërkohë që më përpara mund të dërgonte te 5,120 persona.
Kufizimi vjen në një kohë kur shërbimet e tjera të WhatsApp dhe Facebook janë nën vëzhgim për rolin e tyre në përhapjen e lajmeve të rreme. Javën e shkuar, Facebook njoftoi se kishte hequr 500 faqe të saj që përfshiheshin në shitjen e lajmeve të rreme në Evropën Qendrore, Ukrainë dhe vende të tjera të Europës Lindore./BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje