Lajme

Arrest me burg për kokën e grupit Avdylaj

Krimet e Rënda kanë dhënë masën “Arrest me burg” për Hekuran Hoxhën, 48-vjeçarin që u arrestua pak ditë më parë në Shijak, pasi dyshohet se është koka e grupit “Avdylaj”, të goditur në muajin tetor në kuadër të operacionit “Volvo 4”.
Ai u ndalua më 18 janar 2019. 48-vjeçari është banues në Xhafzotaj të Shijakut.
Ndalimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.
Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Operacioni “Vol-Vo 4” nisi pas zbulimit të laboratorit të heroinës në Has.
Hoxha, që njihet edhe si “Roni i Shijakut” dyshohet se ka qenë porositësi i heroinës që prodhohej në laboratorin që u zbulua në fshatin Brenog të Hasit, ku u gjetën 250 kilogramë heroinë e ku u arrestuan 5 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë