Lajme

Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Rrogozhinës

Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Rrogozhinës, Ibrahim Bejo.
Vendimi për pezullimin e tij është marrë për shkak të një hetimi të nisur nga ana e Prokurorisë së Kavajës për korrupsion.
Bejo ishte emëruar në krye të këtij institucioni në janar të 2018-ës, ndërsa vendimi për pezullim është marrë nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa.
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Rrogozhinë është vënë në funksion në shkurt të vitit 2002. Drejtuesit e këtij burgu janë ndryshuar shumë shpesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë