Lajme

Gomonia me 1 ton drogë në Vjosë, arrestohen dy trafikantët

Pa kaluar 24 orë nga kapja e gomones me rreth 1 ton drogë në grykëderdhjen e Vjosës, policia ka vënë në pranga autorët.
Sipas burimeve zyrtare, nga një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Lezhë e Elbasan, u bë e mundur zbardhja e tentativës për trafik ndërkombëtar të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit me iniciale A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.
Dyshohet se ata janë poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”.
Gomonia që u kap në zonën bregdetare mes Fierit e Vlorës, pranë fshatit Bishan nuk kishte asnjë të dhënë, apo mbishkrim. Ajo është transportuar në Triport, Vlorë. Me dy motorë të fuqishëm, gomonia mund të arrinte brigjet italiane brenda një kohe të shkurtër. Që në fillim policia dyshonte se ishin dy persona me gomonen që u larguan në drejtim të pyllit në fshatin Bishan. Ky ishte rasti i parë i kapjes së një sasie të madhe hashashi për këtë vit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë