Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në hyrje të tunelit të Elbasanit.
Sipas informacionit paraprak të policisë mësohet se një makinë është përplasur me autobusin ndërqytetës Elbasan-Tiranë.
Nuk raportohet për persona të plagosur, por kjo ka shkaktuar bllokim dhe rëndim të qarkullit.
Policia është në vendngjarje dhe po përpiqet të stabilizojë trafikun e rënduar në këtë segment, si pasojë e aksidentit.
Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, megjithëse paraprakisht dyshohet se shkak është bërë lagështia në rrugë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje