Pas shkarkimit dy ditë më parë të Ardjan Iljazajt, Hipoteka e Durrësit do të drejtohet nga Florian Alimadhi. Drejtori i komanduar i Hipotekës është prezantuar sot nga ministrja e Drejtësisë, Etildaj Gjonaj. Mësohet se një ekip prej 12 punonjësish nga Tirana do të zëvendësojnë punonjësit e larguar nga puna në Hipotekën e Durrësit.
Sakaq në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës ka mbërritur dhe një ekip prej 5 inspektorësh që do të kontrollojë veprimtarinë e deritanishme të kësaj zyre hipoteke.
Rasti i Iljazajt u denoncua në emisionin investigativ “Fiks Fare” dhe të mërkurën ishte vetë kryeministri që e shkarkoi Live në takimin e përjavshëm “Platforma e bashkëqeverisjes”. Më pas ishte ministrja Gjonaj që njoftoi edhe shkarkimin e 2 specialistëve dhe bërjen nga e para të Hipotekës së Durrësit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje