Lajme

Aksident në Fushë-Krujë, 4 të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fushë-Krujë – Tiranë në afërsi të fshatit Larushk.
Dy mjete tip benz janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë janë plagosur 4 pjesëtarë të një familjeje.
Të plagosurit janë Ana, Valbona, Xhire Prushi dhe Agim Hajdari, të gjithë pjesëtarë të së njëjtës familje.
Makina, në të cilën udhëtonin të plagosurit është goditur nga një benz që udhëtonte nga Tirana në drejtim të Fushë-Krujës.
Të 4 të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë