Politike

PD akuzon: Bujar Sheshi, një ish-sigurims në “drejtësinë e re”

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, në një dalje të fundit për mediet, ka akuzuar kryeprokuroren Arta Marku se ka vepruar në kundërshtim me ligjin për zgjedhjen e Bujar Shehit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Strazimiri mbante në duar dokumente, që provojnë se Sheshi ka qenë i rekrutuar nga ish-Sigurimi i Shtetit.

“Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka ndodhur ajo që PD ka paralajmëruar kohë më parë. Vetingu ka mbajtur në sistemin e drejtësisë gjyqtarë dhe prokurorë në kundërshtim me ligjin, të cilët i shërbejnë Edi Ramës për të mbajtur nën kontroll organet e reja të drejtësisë. Prova më flagrante është emërimi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë i prokurorit të krimeve të rënda, Bujar Sheshi”, tha Strazimiri.

“Ka dokumente zyrtare, që tregojnë se ai është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe procedura e emërimit të tij duhej të ishte ndërprerë. Ligji është shumë i qartë dhe ai ndalohet të bëhet pjesë e organeve të reja të drejtësisë. Po pse për sigurimsin Bujar Sheshi vija e kuqe nuk ka funksionuar? Si ka mundësi që ai aplikoi dhe u emërua me shpejtësi, pa u bërë verifikimi i figurës së tij, sipas ligjit? Bujar Sheshi nuk duhej të ishte anëtar i KLP, por Arta Marku e kualifikoi në kundërshtim me ligjin, që qeveria dhe ajo vetë ta shantazhojnë për ta mbajtur nën kontroll”, tha Strazimiri nga foltorja e selisë së Partisë Demokratike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë