Lajme

Aksidentoi për vdekje të riun në Fier, kapet autori

Policia e Fierit ka ndaluar drejtuesin e mjetit, që dyshohet se aksidentoi me makinë të riun, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Fier-Ndërmënas, në kanalin anësor të rrugës.
Policia e Fierit bën me dije se ka ndaluar shtetasin A. B, 24 vjeç, banues në Pojan, ndërkohë viktima është Arif Xhafa, 20 vjeç.
Nga hetimet rezulton se mjeti ka qenë duke udhëtuar nga Fieri për në Seman, e më pas është larguar nga vendngjarja.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë