Lajme

Arrihet marrëveshja për t’i dhënë fund luftës në Afganistan

Pas shumë vitesh luftë dhe masakrash, lufta në Afganistan duket se po shkon drejt fundit.

Negociatorët amerikanë edhe talebanët kanë rënë dakord mbi arritjen e një marrëveshje paqeje që do t’i japë fund konfliktit 17-vjeçar në Afganistan. Ky lajm vjen pas më shumë se gjashtë ditë bisedimesh me talebanët në Katar.

Deri më tani, ata nuk kanë pranuar të mbajnë bisedime të drejtpërdrejta me zyrtarët afganë, të cilët i quajnë si “kukulla” të fuqive të huaja.

Por analistët paralajmërojnë se mund të duhen vite deri sa të arrihet një marrëveshjeje substanciale për paqen. Khalilzad, Përfaqësuesi Special i SHBA-së ishte në Kabul për të njoftuar qeverinë afgane rreth bisedimeve.

“Ne kemi një draft marrëveshje që mund t’i japë fund luftës”, tha ai për “The New York Times” .

Talibanët thonë se do të fillojnë negociatat me qeverinë vetëm pasi të jetë rënë dakord për tërheqjen e trupave amerikane.

Në intervistën e New York Times, i dërguari i SHBA-së tha se talibanët u zotuan të mos i ofrojnë grupeve terroriste një strehë të sigurt, një kërkesë kyçe e Uashingtonit. Talebanët thonë se nuk do të lejojnë grupe ndërkombëtare xhihadiste si al-Kaeda ta përdorin vendin e tyre si një bazë n të ardhmen.

Të premten, zoti Ghani tha se më shumë se 45,000 anëtarë të forcave të sigurimit të vendit ishin vrarë që kur u bë lider në vitin 2014. Ndërkohë është vlerësuar se rreth 15 milionë njerëz, gjysma e popullsisë, jetojnë në zona të kontrolluara nga talebanët ose ku militantët janë të pranishëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë