Lajme

Sekuestrohen 700 kg drogë në Gjirokastër, 7 në pranga

Policia kufitare e Gjirokastrës ka sekuestruar rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, në kufirin e gjelbër, mbi fshatin Dritë, të Bashkisë Dropull.
Policia ka shoqëruar 7 persona që dyshohen si transportues të sasisë së lëndës narkotike.
Ndërkohë, po punohet për zbulimin e autorit të vërtetë të kësaj lënde narkotike. Sasia e lëndës narkotike është gjetur e ndarë në pako brenda një kasolle, e cila më pas dyshohet se do të transportohej drejt Greqisë.
Forca të shumta policie janë në vendngjarje dhe po punohet për zbulimin e autorit të kësaj lënde narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë