Lajme

Kapet 41-vjeçari në Fier, kërkohej nga autoritetet italiane

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot në qytetin e Fierit me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Shtetasi Asllan Fata, 41 vjeç, banues në Fier mësohet se është shqiptari i arrestuar, për të cilin Gjykata e Milanos në Itali, me Vendimin e datës 11.09.2007 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë