Futboll

Klubet me më shumë tifozë në stadium, Mançesteri para të gjithëve

Për sezonin 2017/2018, Mançester Junajtid është klubi me numrin më të lartë të tifozëve në stadium. Në klasifikimin me 20 klubet që kanë më shumë tifozë dominojnë anglezët, gjermanët dhe spanjollët, por ka edhe surpriza. Bie në sy fakti se vetëm dy klube italiane janë pjesë e kësaj liste, dy klubet e Milanos: Interi në 10-shen e parë dhe Milani në vend të 15-të. Jashtë Juventusi.

Janë të dhëna zyrtare të bëra publike nga UEFA, që ka bërë një përllogaritje të tifozëve në stadiume për çdo klub gjatë sezonit që shkoi. Në vend të parë është Mançester Junajtid, me 1.424.544 tifozë të pranishëm në “Old Trafford” për sezonin e fundit, me një mesatare prej 74.976 tifozësh për ndeshje. Në pod ngjiten Borusia Dortmund, me 1.351.432 tifozë dhe me një mesatare prej 79.496 tifozësh për ndeshje, dhe Totenhemi në vend të tretë, me 1.291.107 tifozë në sezon dhe 67.953 tifozë për ndeshje. Borusia Dortmund ndërkohë është klubi me mesataren më të lartë të tifozëve në stadium, përpara Bajernit të Mynihut, me 75.000 tifozë për ndeshje. Më pas vijnë me radhë Barcelona, Real Madrid dhe Arsenali.

Tifozët e Borusia Dortmund. Klubi gjerman ka mesataren më të lartë për ndeshje, 79.496 tifozë

Interi është klubi italian me pozicionin më të mirë në klasifikimin për numrin e tifozëve. Mban vendin e 8-të, me 1.093.051 tifozë për gjithë sezonin dhe mesataren 57.529 tifozësh për ndeshje. Milani mban vendin e 15-të, me 1.001.110 tifozë në sezon dhe mesataren 52.690 tifozë për ndeshje. Skuadrat surprizë në këtë klasifikim janë Selltiku në vend të 9-të, Shalke 04 në vend të 12-të, Njukasëlli në vend të 16-të dhe Shtutgarti në vend të 18-të. Nëse e shohim klasifikimin sipas kampionateve, Anglia është e para me 7 klube, Gjermani me 4 klube, Spanja me 3, Italia dhe Skocia me 2 dhe Portugalia dhe Franca me nga 1 klub.

Tifozët e Interit, klubi me mesataren më të lartë në Itali


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë