Lajme

Sokol Dedja emërohet zv.ministër i Jashtëm

Sokol Dedja është emëruar zëvendësministër i Jashtëm.
Dedja do të zëvendësojë kështu Cakajn, i cili mban postin e ministrit të Jashtëm me kompetencat e plota të deleguara nga kryeministri Edi Rama. Vendimi për Sokol Dedjan është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Dedja deri tani ka shërbyer si drejtor për Bashkimin Europian në Ministrinë e Jashtme.
Sokol Dedja mban titullin doktor. Ai është diplomat karriere në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë