Një ish-punonjës policie ka mbetur i vrarë sot në mesditë në zonën mes ish-stacionit të fundit të “Tiranës së Re” dhe shkollës “At Zef Pllumi”, në kryeqytet.
I vdekur ka mbetur ish-polici Arben Bilali, 50 vjeç. Mësohet se autorët, pasi kanë qëlluar në drejtim të ish-efektivit të policisë, janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”.
Punonjësi i policisë është transportuar me urgjencë në spital, Bilali nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Ai ka marrë plagë të rënda në bark dhe gjoks. Policia ka ngritur postblloqe dhe po punon për identifikimin e autorëve.
Arben Bilalit i është bërë një atentat në vitin 2010, nga i cili ai ka mbetur i plagosur. Ndërsa, në vitin 2008 atij i kanë ekzekutuar të vëllain, Leonard Bilali, ish-mundës i Dinamos.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje