Komisioneri i KPK-së, Lulzim Hamitaj, i është përgjigjur thirrjes së Prokurorisë së Tiranës pas kallëzimit të Partisë Demokratike.
Mesditën e sotme ai është paraqitur në ambientet e Prokurorisë ku edhe u morr në pyetje.
Paraqitja e tij është pas hetimit të nisur për falsifikim dokumentesh, akuza të bëra nga Partia Demokratike.
Bëhet fjalë për një dokument të nxjerrë nga PD se komisioneri Hamitaj ka falsifikuar certifikatën e gjuhës angleze.
Sipas PD, “dokumentet provojnë se certifikata e anglishtes së anëtarit të vettingut nuk e ka vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës. Nga sistemi TIMS rezulton se Lulzim Hamitaj nuk ka qenë në Shqipëri, kur është pajisur me certifikatën e anglishtes”.
Partia Demokratike i kërkoi publikisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të fillonte procedurat disiplinore për shkarkimin e Lulzim Hamitajt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje