Lajme

Lezhë, qëllohet me armë godina e njësisë administrative të Blinishtit

Një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri gjatë natës ndaj godinës ku ndodhen zyrat e njësisë administrative të Blinishtit të Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit, dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes. Nuk ka ende asnjë emër konkret si i dyshuar për sulmin me armë, ndërsa janë shoqëruar 10 persona. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personit përgjegjës, si dhe për arsyet se përse e dërguan drejt këtij veprimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë