Lajme

U kapën me heroinë në Sauk, lihen në burg 3 nga 4 të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre nga katër të arrestuarit nën operacionin “Vollga” ku u sekuestruan 5.2 kg heroinë që vinte nga Maqedonia në Shqipëri me destinacionin qytetin bregdetar.
Operacioni u finalizua pranë rrethrrotullimit të Saukut, pasi uniformat blu ndërhynë pas dyshimi për një dekonspirim.
Trupa gjykuese ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Besmir Dashi, lindur e banues në Librazhd; Amir Troci, lindur në Dibër e banues në Kodër-Kamëz në Tiranë, Nexhmi Uka. Ndërsa liroi nga qelia shtetasin Alban Rajta, duke vendosur ndaj tij detyrim paraqitje.
Në kuadër të operacionit të koduar “Vollga” janë sekuestruar 5 kg të dyshuar heroinë, një sasi monetare, 3 automjete e disa telefona.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë