Gati tre muaj pas arratisjes së bujshme në Hungari, Nikolla Gruevksi ka dhënë intervistën e tij të parë pas largimit nga Maqedonia. Ish-kryeministri ka zbuluar itinerarin e tij të lëvizjes, duke konfirmuar zyrtarisht se ishte ndihmuar nga Ambasada Hungareze në vendin tonë.
“Nga Maqedonia u largova shumë thjesht, shkova në Shqipëri, u paraqita në Ambasadën hungareze në Tiranë ku kërkova azil politik dhe nga atje shkova në Hungari, me mënyrën që e vendosi ambasada pas konsultimeve. U vendos se duke qenë se kam qenë kryeministër, për shkaqe sigurie, të transportohem nga ata deri në Hungari”, u shpreh Gruevksi.
Në intervistën me “TV SITEL”, një televizion që është akuzuar vazhdimisht se është në shërbim të Gruevksit dhe partisë së tij, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut rrëfeu se gjatë arratisjes kishte përdorur letërnjoftimin e tij, por duke mos zbuluar nëse e ka shfrytëzuar gjatë daljes nga vendi.
“Për këtë nuk mund t`ju jap përgjigje. Do t’ia lë autoriteteve të punojnë në këtë drejtim, për shkak se paralajmërojnë se do të zbulojnë gjithçka. Pasi arrita në Shqipëri, lëvizja ime e mëtutjeshme ka qenë me letërnjoftim”, shtoi Gruevski.
Ai theksuar se ka planifikonte të shkonte në burg, por vendosi të arratisej në momentin që ka marrë informacione se atje do ta eleminonin. Ish-kryeministri është zotuar se një ditë do të kthehet në Maqedoni, por se për momentin do të vazhdojë të qëndrojë në Hungari, për t’i shpëtuar përndjekjes politike nga pushteti aktual në Shkup.
Intervista me “TV SITEL” vjen ndërkohë që Prokuroria Speciale Publike tashmë ka ngritur akuza për redaktorët dhe kryeredaktorin për shkak të “fshehjes së tatimeve”. Gruevksi përdori pikërisht këtë televizon gjatë kohës së krizës për formimin e shumicës parlamentare, kur ai ftoi popullin të dalë në rrugë duke çuar në trazirat e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Edhe pse për hyrjen e Gruevskit në Shqipëri nuk ka ende një version zyrtar, burime nga policia deklarojnë se ish-kryeministri maqedonas dyshohet se ka përdoruar pikën doganore të Bllatës në Dibër për të hyrë në territorin shqiptar me 11 nëntor 2018 dhe u strehua fillimisht në Ambasadën Hungareze.
Intervista e tij vjen pak ditë pasi kryeprokuroi maqedonas deklaroi se Shqipëria kishte fshirë filmimet e arratisjes së ish-kryeministrit. Lubomir Joveski zbuloi të martën se Tirana nuk i është përgjigjur kërkesës për ndihmë juridike ndërkombëtare dhe nuk ka siguruar filmimet e momentit të arratisjes së Gruevskit, duke deklaruar se ajo ishin fshirë automatikisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)





Lini një Përgjigje