Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Spanja dhe pothuajse të gjitha vendet e tjera europiane kanë njohur zyrtarisht udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si presidentin e përkohshëm i Venezuelës. Ky vendim erdhi pak pasi presidenti Nicolás Maduro kundërshtoi me vendosmëri afatin e së dielës të vendosur nga BE-ja për të shpallur zgjedhjet e parakohshme.
Kryeministrja britanike Theresa May tha se ishte duke u konsideruar vendosjen e sanksioneve, ndërsa Presidenti francez Emmanuel Macron tha se venezuelasit kishin të drejtë të “shprehnin veten lirisht dhe në mënyrë demokratike”. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha në një konferencë shtypi në Tokio se vendet e BE presin që Guaido të fillojë procesin zgjedhor. Ndërkohë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se Venezuela “duhet të jetë autori i fatit të saj”.
Guaidó u shpall udhëheqësi i përkohshëm muajin e kaluar dhe fitoi menjëherëq mbështetjen e SHBA-së, Kosovës dhe Shqipërisë.

Rusia, e cila mbështet zotin Maduro, akuzoi vendet e BE se po ndërhynin në çështjet e brendshme të Venezuelës. Ndërkohë që presioni i brendshëm dhe i jashtëm ndaj Maduros po rritet, ai tha se nuk mund të përjashtonte mundësinë e luftës civile.
Në një intervistë televizive, Maduro paralajmëroi se Presidentin Donald Trump se do të largohej nga Shtëpia e Bardhë “i lyer me gjak” nëse ndërhyn ushtarakisht në Venezeuelë. Guaidó tha të dielën se do të ndërtonte një koalicion ndërkombëtar për të ofruar ndihmë humanitare për venezuelasit.
Si kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Guaido thotë se kushtetuta i lejon atij të marrë përkohësisht pushtetin kur presidenti konsiderohet i paligjshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje