Lajme

I merrnin para me anë të kanosjes, pranga dy personave në Shkodër

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës gjatë operacionit policor të koduar “Para të paligjshme”.
Në pranga kanë rënë shtetasit E. I., 35 vjeç dhe G. Gj., 37 vjeçe, banues në Shkodër.
Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë të gjatë dyshohet se i kanë marrë me anë të kanosjes dhe kërcënimit një shumë monetare një shtetaseje.
Në momentin e arrestimit në flagrancë këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasi lekësh.
Në përmbyllje të këtij operacioni policor nga tërësia e veprimeve të kryera, dy shtetasit e arrestuar dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë