Lajme

ISHP: 51 të prekur nga fruthi në 1 muaj, vaksinohuni!

Instituti i Shëndetit Publik jep alarmin për fruthin. Nga data 1 janar deri më 5 shkurt shkon në 51 numri i të prekurve në vend.
Në një përditësim të fundit nga ISHP vërehet se kemi një rritje me 10 raste në krahasim me një javë më parë, ku numri i të prekurve ishte 41.
Grupmosha më e prekur është ajo e fëmijëve nën 2 vjeç dhe rastet më të mëdha janë konfirmuar në kryeqytet.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se vazhdon vaksinimi sipas kalendarit kombëtar për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç. Po ashtu edhe vaksinime të tjera që u përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim, të rriturve të pavaksinuar ose me një dozë, komunitetit rom, si edhe të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me persona të dyshuar apo të sëmurë me fruth.
Ndërkohë, ISHP vijon thirrjet për vaksinimin e fëmijëve, por edhe të rriturve që nuk e kanë bërë vaksinën, pasi është e vetmja mënyrë për të parandaluar fruthin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë