Lajme

Studentët e Juridikut nisin mbledhjen e firmave për grevë urie

Hapi i radhës së studentëve të Juridikut është një hap ekstrem. Ata kanë nisur të firmosin një peticion për grevë urie. Deri më tani 60 prej tyre kanë hedhur firmat në peticion.
Ata kanë kërkuar një pjesëmarrje më të madhe studentësh dhe kanë cilësuar ndër të tjera se greva nuk do të jetë politike.
Studentët thonë se greva do të zgjasë derisa ata të rezistojnë.
Dje pedagogët e Shkencave Sociale nisën grevën pa afat. Vendimi nuk gjeti dakordësinë e dekanit të Fakultetit, por mori mbështetjen e kreut të Lëvizjes për Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili mbajti një ligjërim për studentët.
Të hënën pedagogët e Shkencave Sociale u paraqitën në Fakultet jo për mësim por për të nisur zyrtarisht grevën.
Vendimi i Asamblesë erdhi fill pas përfundimit të afatit një javor që pedagogët i kishin vendosur qeverisë, por edhe takimit me ministren Shahini, nga e cila nuk morën një zgjidhje konkrete për kërkesat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë