Lajme

‘Unaza e Re’, Balluku: Projekti nuk është i anulueshëm

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, deklaroi këtë të martë se projekti i “Unazës së Re” nuk është anuluar, por do të vijojë.
Në një dalje për mediat, ajo u shpreh se askush nuk mund ta mbajë peng Tiranën, ndërsa shtoi se ARRSH-ja nga sot do të jetë e detyruar që garat t’i bëjë publike dhe në transmetim të drejtpërdrejtë.
“Arsyeja pse po komunikoj me ju sot që është që dua t’u japë fund aludimeve mediatike mbi projektin e ‘Unazës së Re’ . Projekti është i përmirësueshëm dhe jo i anulueshëm.
Procesi i shpronësimeve është sipas ligjit. Familjet në mes të katër rrugëve qoftë edhe kur nuk e kanë një dokument nuk do të lëmë. Loti i tretë do të këtë tryezë me specialistë me Bashkinë e Tiranës. I kam kërkuar ARRSH që të përgatitë që një garë të jetë live, para kamerave dhe në sytë e publikut”, tha ndër të tjera ministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë