Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Stefan Çipa. Ndërsa, në vendin e tij është emëruar Agim Ismaili, i cili është drejtori aktual i AKU-së.
Vendimi është marrë ditën e djeshme. Çipa qëndroi 5 muaj në këtë detyrë, pasi zëvendësoi Arben Çukon, i cili u arrestua më pas në kuadër të operacionit “Vol-vo 4”.
Stefan Çipa ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme, ai ka qenë më parë kryebashkiak i Sarandës dhe ministër i Brendshëm në 2002, ndërsa tashmë pas postit të drejtorit të Burgjeve do të drejtojë Entin Kombëtar të Banesave.
Drejtori i ri i Burgjeve, Agim Ismaili, ka përvojë policore dhe ka punuar për disa vite edhe në Drejtorinë e Policisë Elektrike. Ismaili mori detyrën në krye të AKU-së në tetor të 2017, ku u prezantua nga vetë kryeministri Edi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje