Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kryetarin e Gjykatës Administrative Tiranë, Eriol Roshi.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerësoi se Roshi nuk ka probleme, duke rezultuar i pastër në të tria shtyllat. Trupa gjykuese që shqyrtoi dosjen e kryegjyqtarit të Tiranës përbëhej nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.
Seanca dëgjimore me Roshin u fokusua te burimet financiare për blerjen e një apartamenti 110 metra katrorë në Tiranë si dhe në një denoncim mediatik mbi mënyrën e hedhjes së shorteve në Gjykatën Administrative të Tiranës, të drejtuar prej tij.
Sipas KPK, subjekti zotëron një apartament me sipërfaqe 110m², të marrë me një kredi bankare. Apartamenti është shitur në shumën 55.500 euro. Gjithashtu gjykatësi Roshi ka makinë të blerë në 2014-ën 6 mijë €.
Në sajë të deklaratës së pasurisë, Roshi nuk ka kryer deklarim të rremë. Po kështu sipas DSIK, është i përshtatshëm për vijimin e detyrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje