Lajme

Pedagogu Marku për Lleshajn: Sjell policë për të na kërcënuar

Pedagogu Mark Marku ka denoncuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në Fakultetin Filologjik. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Marku ka akuzuar ministrin e Brendshëm se po përdor policinë për të kërcënuar pedagogët dhe studentët, duke shkatërruar në këtë mënyrë edhe imazhin e policisë.
“Sjell policë për të kërcënuar studentë dhe pedagogë. Bashkë me imazhin e qeverisë këta po shkatërrojnë çdo strukturë shtetërore. I kemi filmuar të gjitha. Do ta çojmë rastin në gjykatë dhe tek Avokati i Popullit. Fshiheshin pas mureve që mos t’u dilnin fytyrat, ky është imazhi i policisë së Sandër Lleshajt?”, shprehet pedagogu Marku.
Pyetjes së gazetarëve nëse ka ndonjë thirrje, ai i përgjigjet që nuk ka asnjë thirrje në një kohë që nuk ka kush të dëgjojë.
“Nuk kam asnjë thirrje për askënd se nuk dëgjojnë fare. Kryeministri është në Arabinë Sauditë dhe po nxehet në diell. Ministri Lleshaj ka bërë një deklaratë dje që iu përgënjeshtrua sot. Ata janë komplet pa moral, nuk e di ku ka ikur morali i tyre. Asnjë thirrje. E vetmja thirrje ndaj tyre është të mos bëjnë budalliqe se nuk frikësohemi”, tha ndër të tjera Marku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë