Një 49-vjeçar me inicialet Sh. T është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia, pasi nuk kishte mbyllur aktivitetin e lojërave të fatit.
Në rrugën “Irfan Tomini”, në lokalin e tij ky shtetas u konstatua duke hedhur loto për ndeshje futbolli për shtetas të ndryshëm. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre televizorë dhe një aparat celular.
49-vjeçari akuzohet “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
“Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet antiligjor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje