Lajme

Grabitet gjatë natës karburanti në Vlorë

Një grabitje karburanti ka ndodhur gjatë natës në qendër të Novoselës në Vlorë.
Dy persona të kamufluar kanë kërcënuar rojen e objektit, duke marrë prej andej xhiron ditore prej afro 35 mijë lekësh.
Në dëshminë e tij në polici, roja ka treguar se ka dëgjuar grabitësit që t’i thonë njëri-tjetrit “nxirr pistoletën”, ndërsa më pas kanë thyer xhamin e kabinës ku qëndronte duke i marrë lekët.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca policie, që kanë shoqëruar për të marrë në pyetje rojen e natës. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë