Lajme

Konfirmohet viktima e katërt nga virusi AH1N1

Brenda një jave janë konfirmuar 4 vdekje në Spitalin e Sanatoriumit për shkak të virusit AH1N1. Viktima mësohet të jetë një grua 75-vjeçare nga Lushnja me sëmundje bashkëshoqëruese, siç është pneumonia.
Ajo ka ardhur në gjendje të rëndë nga spitali i Lushnjës, ndërsa ka qëndruar 8 orë në gjendje jete në spitalin Shefqet Ndroqi.
Mbrëmjen e kaluar në këtë spital humbi jetën edhe një 37-vjeçar nga Elbasani, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije. Ai ishte shtruar në spital prej një jave me pneunomi në 2 mushkëritë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë