Urdhri i Stomatologut është tërhequr dhe ka anuluar vendimin për rritjen e tarifave dentare.
Vendimi është marrë dje në mënyrë unanime në asamble nga anëtarët e Urdhrit të Stomatologut, e cila ishte po ajo që kishte miratuar listë të re çmimesh në fund të vitit të kaluar.
Vendimi i Asamblesë solli reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila paditi asamblenë në gjykatë.
Me vendimin e miratuar në fund të vitit të kaluar tarifat rriteshin 100%. Për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, përpara 1 janarit, pacientët duhet të paguanin 2,000 lekë, ndërsa me çmimin dysheme që kishte vendosur Urdhri i Stomatologut, pacientët duhet të paguanin 4,000 lekë, ose dyfish.
Pas reagimeve të shumta, asambleja e Urdhrit të Stomatologut dje është tërhequr nga vendimi, që do të thotë se tarifat dentare do të jenë si më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje