Lajme

Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokurorin Besnik Cani

Komisioneri Publik ka ankimuar këtë të premte vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Gjykatës së Shkallës së parë në Elbasan, Besnik Cani, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Siç thuhet në njoftim, ankimimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u bë duke marrë në konsideratë edhe rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, pasi bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Besnik Cani, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.
“Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Cani”, thuhet në njoftimin zyrtar të Institutit të Komisionerëve Publik.
Besnik Cani është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe ka kaluar procesin e vettingut më 27 nëntor të vitit 2018 mbi bazën e vendimit të marrë në KPK.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë