Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka kaluar 6 milionë euro shtesë për të shpenzuar në buxhetin e vitit 2019 për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në një ushtri të rregullt.
Buxheti i planifikuar për mbrojtjen në vitin 2019 është 58.7 milion euro, por vitin e kaluar ishte 52.3 milion. Nga totali, 54.5 milion euro janë ndarë për FSK-në.
“Rreth 21.9 milion euro janë parashikuar vetëm për investime kapitale për FSK-në” thotë Ibrahim, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës.
Sipas Shalës, diferenca midis investimeve kapitale të FSK-së këtë vit dhe vitit 2018 do të jetë rreth 3 milionë euro. “Për të mos e shtrënguar buxhetin e shtetit gjatë procesit të transformimit, planifikojmë të rritim buxhetin për FSK-në me 5 milionë euro në vit,” tha ai.

Parlamenti i Kosovës miratoi në dhjetor tre projektligje duke zgjeruar kompetencat e FSK-së dhe duke krijuar një bazë ligjore për transformimin e saj në një ushtri të rregullt. Autoritetet në Kosovë pohojnë se krijimi i ushtrisë do të jetë një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth pesë mijë trupa, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë.
Në një intervistë për Gazetën “Si”, zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, deklaroi se Kosova ka mbështetjen e plotë të aleatëve perëndimorë dhe shndërrimi i FSK-së po kryhet në bashkëpunim të plotë me NATO-n. Sipas zyrtarit të lartë, nuk do të jetë e largët dita që Kosova do të mund të bëhet pjesë e Aleancës Veriatlantike. Ramadani thekson ndër të tjera se tanimë Prishtina zyrtare ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me 14 vende dhe ka rritur bashkëpunimin bilateral me vendet e NATO-s
“Kemi pasur takime informuese në kryeqytete të rëndësishme europiane dhe kemi mbajtur për herë të parë një takim të tillë edhe në selinë qendrore të NATO-s. Ne do të vazhdojmë takimet informuese edhe në kryeqytete të ndryshme perëndimore, ndërkohë që po thellojmë raportet bilaterale. Së fundmi, më 18 shtator kemi nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Italisë, duke arritur kështu numrin 14 të marrëveshjeve të bashkëpunimit me shtete të ndryshme”, u shpreh ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje